Kryeministri Edi Rama ka dale personalisht para kamerave për te njoftuar vendimet qe qeveria mori pasditen e se hënës ne lidhje me shpërblimet e fundivitit. Vëmendjen me te madhe e kane marre shtresat ne nevoje, pensionistet dhe familjet qe marrin ndihme ekonomike. Gjithashtu qeveria ka vendosur te shpërblejë nxënësit e shkëlqyer, mësuesit dhe mjeket apo infermieret qe gjate vitit kane pasur arritje te rëndësishme. E ndërsa ka numëruar kategoritë qe përfitojnë, lideri i mazhorances është ndalur serish tek reforma, duke u përpjekur te sqaroje se ato janë ende ne nje faze te ndërmjetme dhe pavarësisht vështirësive ato jane e vetmja rruge për te ndërtuar shtet. Dhënia e shpërblimeve per festat e fundvitit është nje strategji te cilën qeveria e ndoqi edhe një vit me pare, duke u fokusuar jo vetëm tek shtresat ne nevoje, por edhe tek individët qe kane dalluar fale punës se tyre.
Dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas, Gjermania arreston një shtetas rus
Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur…