Shfrytëzimi i kapaciteteve në ekonomi shënoi rritje

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi gjatë tremujorit të dytë të vitit shënoi rritje.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kjo normë rezultoi rreth nivelit mesatar 72.3% nga 72.2% një tremujor më parë, duke qenë 1.3 pikë përqindje mbi vlerën e shënuar në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ecuria e këtij treguesi sinjalizon përdorim në shkallë më të lartë të kapaciteteve të liranë ekonomi duke reflektuar në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.Sipas BSH-së ekonomia shqiptare qëndron në një trajektore pozitive zhvillimi, duke shënuar rritje të sektorit të industrisë, bujqësisë, shërbimeve dhe ndërtimit.

Kërkesa agregate dhe prodhimi kanë ardhur në rritje, të mbështetur nga normat e ulëta tëinteresit, nga pritjet më optimiste të agjentëve ekonomikë, si dhe nga zhvillimet pozitive në ambientin e huaj.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve, rritjen e punësimit dhe të pagave, duke mbështetur rritjen e konsumit të familjeve shqiptare. Konvergjenca graduale e ekonomisë drejt potencialit është shoqëruar me forcimin e presioneve të brendshme inflacioniste.Në përgjigje të saj, norma e inflacionit ka regjistruar rritje në tremujorin e dytë, duke marrë trendin e objektivit të parashikuar nga BSH-ja.

Leave a Reply