Masakra e Reçakut u cilësua si incident, reagojnë familjarët e të vrarëve

Banorët ndjehen të prekur nga cilësimi që historianët ia kanë bërë Masakrës së Reçakut duke e quajtur incident.


Shenjat e plumbave, ende janë nëpër mure.

Kurse brenda kësaj shtëpie, para 21 vitesh qëndronin  shumë banorë të Recakut, që u strehuan këtu për t’ju ikur granatimeve të forcave serbe.

Ani pse kanë kaluar dy dekada, Sevdie Osmani, tregon momentin kur në shtëpinë e saj, erdhën forcat serbe, dhe i gjeten shqiptarët e fshehur.

Aty ia vranë edhe burrin e saj Sadik Osmanin.


E pasi i rrahën mizorisht në oborrin e kësaj shtëpie, forcat serbe i rreshtuan ata e i nisen në drejtim të këtij mali.

Por, shqiptarët nuk e dinin, që në këtë vend, po i priste një njësit tjetër serb.

Më të arritur këtu, u vranë e masakruan 45 shqiptarë.

Për këtë, kjo luginë, do ta merrte një emër, më të cilin njihet edhe sot.


Ka mbi dy dekada, që kjo lugine në fshatin Recak, njihet si lugina e vdekjes. Kjo pasi me 15 janar të vitit 98, nga forcat serbe u vranë e masakruan dhjetëra shqiptarë.

Por, pavarësisht kësaj, dikush po thotë që kjo masakër, ishte një incident.

Në librat e titulluar si “Projekti i Historisë së Përbashkët”, në të cilën mori pjesë edhe historiani nga Kosova, Frashër Demaj, kjo masakër, po cilësohet si një incident.

Por, në këto pamje të papublikuara më parë, shihet që kjo masakër, ishte larg incidentit.

E ky cilësim që iu bë masakrës së Recakut, ka prekur banorët e këtij fshati.

Faik Ramadani, të cilit serbët ia vranë tre djemtë, thotë që ajo se çfarë ngjau këtu, vuri themelet e shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, në pak rreshta, por të cilësuar si masakër, e mësojnë nxënësit e klasave të nënta në vend.

Për këtë, edhe arsimtari i historisë në Shkollën fillore të fshatit Recak, thotë se një ngjarje kaq e rëndë, nuk mund të quhet incident.

Edhe vet Syla, ishte plagosur nga serbët në këtë masakër, ani pse në atë kohë, ishte vetëm 16 vjecar.

Ndërkohë, pothuajse secili nga nxënësit e tij, ka një familjarë të vrarë në këtë masakër.

Për t’u kujdesur që edhe gjeneratat e reja do ta mësojnë atë që ndodhi me të vërtetë, banorët e Recakut, u kujdesen edhe t’i ripërtërijnë emrat e të vrarëve.

Ndërkohë, së këtu kishte masakër e jo incident, e pati thënë edhe një ditë pas masakrës,  ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.


“Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu”,
 William Walker, Ambasador i OSBE-së në Kosovë, 1999

E 45 shqiptarët e vrarë në këtë masakër, janë të varrosur në varrezat e fshatit Recak.

Por, ani pse kanë kaluar dy dekada, simbolet kombëtarë nuk mungojnë asnjëherë në këtë fshat.

Madje, as tek gjeneratat e reja..

Leave a Reply