BFI-ja digjet Mustafa Dauti krihet

Shërbimet dhe Institucionet me relevancë shhtetërore, siç është Republika e Turqisë, bëjnë
raport, madje edhe botojnë fragmente prej atij raporti, në lidhje me veprat e
kiminalizuara të Sulejman Rexhepit e të Mustafa Dautit i cili e vjedh në ditë me diell
qytetarin turk, Mustafa Mutlluxhanin! Raporti turk flet për lidhshmëritë e Sulejman
Rexhepit me elemente nga organizata terroriste FETO, kurse ky farë “ekselence” na tallet
me ndërkomëtarë duke u dërguar si përfaqësues i BFI-së “ekspertin” Mustafa Dautin, për
të cilin nuk ka mysliman në Maqedoni që mund ta thotë një fjalë të mirë!

Shkruan: Andi Rakipi

 

Në Sarajevë këto ditë qenka organizuar një puntori ndërkombëtare me ekspertë për parandalimin
e radikalizmit të dhunshëm si dhe ekstremizmit fetar! BFI-në e Mulla Sulës e paska prezantuar
lavatriçja e parave të tij të pista, kryehajni dhe shpirtprishuri Mustafa Dauti, i cili, ngado që
rrotullohet, mundohet t’i mbjellë rrenat si leshin e qafës në kokën e vet tullë!
Hajn unikat ky Mustafa Dauti i cili nuk e ka për dert që të prezantohet për ekspert! Ekspert me
diploma të vjedhura e të falsifikuara, me magjistratura e me tema të blera për ç’gjë ekzistojnë
faktet konkrete! Dhe, ky na qenka ekpert, për më tepër, i radikalizmit dhe ekstremizmit të
dhunshëm fetar?!
Ç’lidhje ka ky me fenë islame, si dhe me nofkat pezhorative që ia bashkangjesin fesë e cila nuk
mund t’i pranojë në gjirin e vet tipat si Mustafa Dauti!
Jo njëherë është thënë se uzurpatori i BFI-së Sulejman Rexhepi tallet me ndërkombëtarët kur ia
“delegon” Mustafa Dautin si përfaqësues të BFI-së dhe si ekspert të saj! Sulejman Rexhepi më së
miri e di se kush është Mustafa Dauti, çfarë tipi është dhe sa vlenë! Sulejman
Rexhepi e ka të sprovuar me dhjetra herë dhe të argumentuar se Mustafa Dauti nuk vlenë për
asgjë përveçse për lavatriçe të parave të pista!
Me ekspertë të gënjeshtrës si Mustafa Dauti nuk mund të përmirësohet imazhi i BFI-së dhe as të
dilet nga një situatë tepër e pavolitshme për BFI-në e uzurpuar! Ku janë paratë e Kosovës, të
sjella nga Naim Tërnava për vëllezërit shqiptarë që e pësuan tragjedinë e rënë nga vërshima e
vitit 2015! Po paratë e Shqipërsë që i solli Skënder Bruçaj, po ato të Preshevës, të Bosjës, të
Norvegjisë…! Ku ngelën paratë (mbi 300 mij euro) të grumbulluar në aksion të përgjithshëm
nëpër të gjitha xhamitë e Maqedonisë! Nëse nuk i ka hëngër Mulla Sula dhe Mustafa Dauti, nëse
nuk i kanë shpenzuar duke blerë media e duke korruptuar gjykatës e prokurorë, atëherë duhet të
jenë diku si rezervë për të blerë armatim, për t’i mbrojtur veprimtaritë e jashtëligjshme, përfshirë
këtu edhe veprime radikale? Ndryshe, pse “të ruhen” paratë e grumbulluara për një dedikim
konkret?!
Së këndejmi, le të na thotë Mustafa Dauti se si BFIM i paska kontribuar luftës kundër
radikalizmit? Vetëm me një veprim konkret? Me pjesëmarrje pasive nëpër konferenca, a? Me
shitje të imazhit të rrejshëm, dushk për gogla? Vetëm një veprim, vetëm një aksion, vetëm një
praktikë konkrete që flet për angazhimin e BFI-së kundër kësaj dukurie që po zhvillohet në emër
të islamit!
Përkundrazi, BFI-ja ka kontribuar në radikalizimin e situatës! BFI-ja ka kontribuar në përhapjen
e radikalizmit, madje në institucionalizimin e radikalizmit! BFI-ka ka raportuar nëpër shërbime
të ndryshme se ka “radikalistë dhe ekstreistë” shumë të rrezikshëm në Maqedoni, ndërsa me të njëjtit lidhë kastraveca, i punëson dhe i institucionalizon! Një prej elementeve “radikalë” në botë
llogaritet edhe “vehabizmi”! Cili është qëndrimi i BFI-së kundër kësaj dukurie? Vehabistët i ka
brenda, të punësuar, ndërkohë që si përforëcim të kësaj rryme kërkon ndihmë nga qarqet e
caktuara dhe i sjell publikisht në Maqedoni! Ky është kontributi i BFIM në luftë kundër
“radikalizmave”?! Gënjeshtër e madhe! Pa qenë genjeshtrat nuk mund të funksionojë as
Sulejman Rexhepi dhe as Mustafa Dauti!
Shërbimet dhe Institucionet me relevancë shtetërore, siç është Republika e Turqisë, bëjnë
raport, madje edhe botojnë fragmente prej atij raporti, në lidhje me veprat e kiminalizuara të
Sulejman Rexhepit e të Mustafa Dautit i cili e vjedh në ditë me diell humanistin turk Mustafa
Mutlluxhanin! Raporti turk flet për lidhshmëritë e Sulejman Rexhepit me elementë nga
organizata terroriste FETO, kurse ky farë “ekselence” na tallet me ndërkomëtarë duke u dërguar
si përfaqësues të BFI-së Mustafa Dautin, për të cilin nuk ka mysliman në Maqedoni që mund ta
thotë një fjalë të mirë! Vetëm le të tregoj se si e bëri BMWx6, Porshenë, Golfin 7, Audi 6, banesën dhe
tërë atë lluks që e ka ai? Me rrogën e “Hilalit” që e ka bankrotuar! Vetëm një Zot e di (por edhe
Sulejman Rexhepi) se ç’punë të rrezikshme bën Mustafa Dauti në emër të humanizmit!
Gjithësesi, turlifarë vepre të ndyrë, vetëm jo “ekspertizë”, sepse është “kavall” (për mos t’i thënë
duduk)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *