Përçarjet në BDI rrezikojnë marrëveshjen e koalicionit qeveritar

Dy deputetë të BDI-së kanë kushtëzuar votat e tyre me një post ministri duke kundërshtuar gjithashtu edhe dy emra të propozuar nga kreu i BDI-së për poste të rendësishme në qeveri.

Votat e dy deputetëve të BDI-së janë të rendësishme në votimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Parlament.

Nga të njëjtat probleme, pra përçarja e brendshme, dje u rrezikua edhe votimi i Talat Xhaferit për në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Negociatat në minutat e fundit bënë që deputetët hezitues të merrnin pjesë në votim.

Votimi i kryetarit të Parlamentit u vu në pikëpyetje pasi deputetët e degëve të komunave të Shkupit – Çair dhe Saraj paralajmëruan se do ta bojkotonin seancën, shkaku i kundërshtimit të nominimit të Bujar Osmanit dhe Artan Grubit për ministra. Kjo pamundësonte zgjedhjen e Xhaferit konform marrëveshjes.

Maxhoranca aktuale me vetëm 62 vota nga 120 deputetë, shkakton kokdhembje për partitë e koalicionit! Mediat dhe rrjetet sociale në RMV flasin për pakënaqësi të shumta brenda BDI-së të cilat mund të shpërthejnë edhe në disa degë të tjera të BDI-së, kjo mund të sjellë në bllokimin e institucioneve, në mosvotimit e qeverisë dhe ndoshta edhe dështimin e marrëveshjes së koalicionit qeveritar.

Leave a Reply