Podgoricë / Plagosen 4 policë

Dhuna në Kuvendin e Malit të Zi me sa duket është zhvendosur në rrugë pasi dhjetra protestues kanë dalë nëpër sheshe në disa qytete të këtij vendi kundër miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.

Ekstremistët pro-serbë në disa qytete janë përplasur me forcat ëe rendit, ndërsa mediat raportojnë atje se 4 efektivë policie janë plagosur.

Ndërkohë një grup protestuesish kanë bllokuar me turne zonën afër aeroportit të Podgoricës aty ku edhe ka ndodhur përplasja mes tyre dhe Policisë.

Policia e Podgoricës bëri me dije përmes një deklarate se zyrtari i sigurisë në Podgoricë, Dalibor Ivkoviç pësoi një lëndim në kokë dhe u dërgua në Qendrën e Urgjencës.

Leave a Reply