Zdravko Krivikapiq zgjidhet kryeministri i ri i Malit të Zi, zbulohen emrat e ministrave të kabinetit të tij

Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi. Në seancë morën pjesë 70 deputetë, ku 41 prej tyre votuan për, 28 kundër dhe një ka abstenuar.

“Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.

E pas betimit, kryeministri falënderoi deputetët për përkrahjen dhe tha se puna e tyre e përbashkët do të jetë në interes të shtetit të Malit të Zi.

Më poshtë ju sjellin emrat e ministrave të qeverisë së re në Mal të Zi:

Zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq

Ministre e Administratës Publike, Tamar Srzentiq

Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq

Ministër i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq

Ministre e Mbrojtjes, Oliver Injac

Ministër i Punëve të Jashtme, Xhorxhe Raduloviq

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq

Ministër i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Alleksandar Stijoviq

Ministre e Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq

Ministre e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq

Ministër i Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq

Ministër i Financave, Millojko Spajiq. /Telegrafi/

Leave a Reply