Doli libri elektronik “Kështu foli Shaqir Fetai”

Kohë më parë është paralajmëruar se së shpejti do të dalin në dritë edhe dy botime që do të ngelin arkiv i gjallë mbi të bëmat dhe pasojat e Shaqir Fetait si performansë nga instalimi politik i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së.
Ç’është e vërteta, Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë, në bashkëpunim me Lëvzjen Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së, përkundër përpjekjeve për t’i botuar fizikisht dy titujt, për shkak të shtrenjtimeve enorme të materialeve për botim dhe në mungesë të financave, vendosën që titujt t’i nxjerrin në format elektronik. Kësisoj, lexuesit, tash e tutje do ta kenë mundësinë për ta lexuar online librin me titull “Kështu foli Shaqir Fetai”, kurse në përgatitje e sipër është titulli tjetër “Nusprodukti i një tradhëtie dhe komploti”!
Në vlugun e përpjekjeve për ta dëshmuar veten si “engjëll”, Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, kishte vendosur që të zhvillojë “aktivitete” ku do ta nxirrte në pah kapacitetin e vet “intelektualo-organizativ”! Do të takonte njerëz për të pirë çaj e për të zhvilluar ndonjë dorë muhabeti nga ato “filozofemat” që Shaqir Fetai i ka origjinale të vetat! Çka dëshmojnë ato “filozofema”? Asgjë, përveçse injorancën e Shaqir Fetait! Portali “kombetare.com”, u përkujdes për “perlat” e tij duke hapur një rubrikë me titullua “Kështu foli Shaqir Fetai”, në të cilën do të analizohen “perlat e mendimit” të “reisit” të instaluar pas puçit dhe komplotit që e bëri në BFI! Natyrisht, titulli i rubrikës do të jetë një intertekstualitet i nxjerrur nga “Kështu foli Zaratrusta” i Niçes!
Po çka në të vërtetë foli Shaqir Fetai? Vetëm rrena, sepse përmes rrenave ai i shëron komplekset, duke i shëruar komplekset ai e mëton “devotshmërinë”! Po si të arrihet përmes rrenave deri te “devotshmëria”?
Le të shërbejë ky libër si “doracak” për të gjithë ata që dëshirojnë ta tejkalojnë qoftë për një milimetër sojin e Shaqir Fetait, sepse këtu do të vërejnë se nuk ka më tmerr se ajo nëse përsëritet Shaqir Fetai!

Kliko

Keshtu-foli-Shaqir-Fetai

Leave a Reply