Pas 9 orësh ballafaqim me deputetin Tom Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Durim Bami ka përfunduar dëshminë e tij dhe ka dalë nga organi i akuzës. Lapsi.al mëson se Durim Bami i ka qëndruar versionit të tij se atentati për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit ka qenë një sajesë e deputetit të Shkodrë. Në javën e ardhshme pritet që Bami të ballafaqohet edhe me Fation Skënderin dhe deputetin Mark Frroku. Nga frika e ndonjë atentati, policia kishte marrë masa të rrepta sigurie. Vetë Bami ishte i veshur me jelek antiplumb edhe brenda në Prokurori teksa po merrej në pyetje.
Ilir Meta paraqitet në SPAK
Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është paraqitur paraditen e së mërkurës në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion…