“Borxhi mund të rrezikohet nga kursi i këmbimit”
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rënie në të gjithë zinxhirët e ekonomisë shqiptare dhe rritje të të gjithë treguesve makroekonomikë, që në fakt duhet të jenë të ulët: borxhit dhe defiçitit buxhetor.
Në një analizë të detajuar për Shqipërinë, Fondi parashikon se konsumi i popullatës do të ulet me 0.9% të prodhimit kombëtar, ndërsa vetë prodhimi i brendshëm bruto do të tkurret me afro 1 miliard Euro eksporte për të gjithë vitin 2020.
Rënie të theksuar pritet të kenë këtë vit për shkak të pandemisë edhe investimet e huaja direkte. Ato projektohen të ulen në 741 milion Euro për 2020-n, nga rekordi 1 miliard e 31 milionë Euro i një viti më parë.
“Shkak për këtë është edhe përfundimi i dy investimeve të huaja madhore të veprave në energjitikë, si gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet”.
FMN vlerëson se borxhi do të rritet në 75.6% të prodhimit kombëtar, por duke analizuar skenarët e goditjeve që mund të pësojë ekonomia dhe rritja e pasigurive në tregjet e huaja, nëse do të kemi një nënçmim të monedhës kombëtare, atëherë borxhi publik arrin në 90% të GDP.
“Nën një tronditje të nënçmimit të kursit të këmbimit me 30%, borxhi i jashtëmdo të arrinte kulmin në 91 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2021”.
Ky vit pritet që të mbyllë me rënie të theksuar shkëmbimet tregtare. FMN pret ulje të eksporteve me 38%, ndërsa importet pritet të reduktohen me 21.4%.