Sipas medias shtetërore ruse, ky do të jetë një hap gjigant përpara në garë për ushtrinë Ruse, pasi aeroplanmbajtësja aktuale e Rusisë, Admiral Kuznetsov, mund të transportojë vetëm 30 avionë luftarakë.
Aeroplanmbajtësja e njohur si “Projekti 23E000E” apo “Shtorm” parashikohet të futet në përdorim në vitin 2030.
Megjithatë, “The Independent” thotë se nuk dihet nëse “Shtorm” vërtetë do të jetë aeroplanmbajtësja më e madhe në botë në kohën që do të hyjë në funksion, siç pretendon media ruse.
Të dhënat e aeroplanmbajtëses ruse duken të ngjashme me ato të anijeve Nimitz-class të Amerikës.
Sipas modeleve të planifikuara, aeroplanmbajtësja do të ketë madhësinë e tri fushave të futbollit dhe do të ketë një ekuipazh prej 4 000 personash.
Aktualisht Moska mbështetet tek fuqia e aeroplanmbajtëses Admiral Kuznetsov, e cila u prodhua në vitin 1985. Admiral Kuznetsov punon me motorë me avull ndërsa aeroplanmbajtësja e re do të funksionojë me energji bërthamore.