Haxhi i sivjemë i organizuar privatisht e në emër të BFI-së

Pra, kemi të bëjmë me një organizim ilegal të haxhit, ndonëse në emër të BFI-së) Me gjasë, për herë të parë në historikun e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, në emër të këtij Intitucioni, do të organizohet një haxh jashtëinstitucional, përtej çdo rregullative juridike të Institucionit në fjalë. Kjo, sepse, pa dyshim, mundësitë për vjedhje nga haxhi dhe për mosraportim para organit më të lartë kolektiv do të jenë më se reale, shkruan Top24.

Çmimi i haxhit të sivjemë është jashtëzakonisht i lartë për kushtet reale të myslimanëve të vendit. Vërtet kush e caktoi sivjet çmimin e Haxhit?

Nenit 37 i Kushtetutës së BFI-së thotë: “Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame është organizator kryesor dhe i vetëm në realizimin e kryerjes së Haxhit dhe Umrës”. Nëse hidhni një kërkim në faqen zyrtre të BFI-së, në FB-un e BFI-së, por edhe në FB-un e kryetarit të BFI-së, Shaqir ef. Fetait, nuk gjendet asnjë informacion, asnjë shënim, asnjë raportim për mbledhje të Rijasetit, (i cili, sipas alinesë së dytë të po të njëjtit Nen, e obligon të paktën një herë në muaj të mbajë mbledhje të rregullt), ku është do të vendosej për themelim të komisionit për haxh, po njëkohësisht as ky komision nuk ka asnjë mbledhje ku  do duhej të raportonin para anëtarëve të Rijasetit, me çka, të njëjtit, do të sillnin vendim për çmimin e haxhit 2022!

Bazuar në këtë rregullativë juridike, kjo formë e organizimit të haxhit është institucionale dhe konform Kushtetutës së BFI-së! Ne kërkuam edhe nga zyrtarë të BFI-së që të na përgjigjen se mbi çfarë kritere dhe mbi ç’norma u arrit çmimi i haxhit të sivjemë, prej nga na thanë se “kjo është kompetencë e reisit dhe se komisioni i formuar prej tij i referon për çmimin më të ulët që kanë arritur ta sigurojnë për haxhilerët tanë dhe pastaj këtë çmim e komunikon për opinion vetë reisi dhe ky qëndrim i reisit duhet të zbatohet edhe prej organeve të BFI-së”!, tha për Top24 burimi i cili nuk pranoi të pronocohet publikisht.

Nëse kjo është metoda, atëherë, fatkeqësisht, kemi të bëjmë me vendime autokrate dhe të papërgjegjshëme.

Ndyshe kushtetuta e BFI-së qartë përcakton rolin e gjithësecilit brenda këtij institucioni, duke u nisur nga neni 39 e deri te neni 44 ku përshkruhen detajisht detyrat e Reisul Ulemasë dhe kjo kushtetutë e BFI-së e cila ende është në fuqi në asnjë Nen apo aline nuk nënvizohet se ai cakton komisionin e Haxhit, se ai është organizator i haxhit, se ai është caktues i çmimit të haxhit!

Pika 5 e Nenit 37 si dhe alinea 2 nenit 38 qartë flasin për atë se si Rijaseti është ai organ i cili formon komisione të përhershme apo të përkohëshme! Ndërkaq, për herë të fundit Rijaseti i BFI-së ka dalur me kumtesë më 23 mars të këtij viti ku ka informuar se ka mbajtur mbledhje dhe se ka sjellë disa konkluza, prej të cilave, ajo e pesta thotë: “Rijaseti i BFI-së, lidhur me Haxhin informon besimtarët e vendit se sipas informatave nga autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sivjet do të organizohet udhëtim për kryerjen e Haxhit.

Për informata tjera rreth Haxhit në mënyrë plotësuese do të jepen pasi të nënshkruhet Mahdari me Ministrinë e Haxhit të MAS. Me këtë rast, edhe njeherë ia bëjmë me dije opinionit se i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV.” Rijaseti deri më sot nuk është tubuar dhe nuk ka debatuar lidhur me organizimin e haxhit dhe as lidhur me caktimin e çmimit. Këtë e bën një komision formal që e ka caktuar vetë Shaqir Fetai në cilësi të reisit dhe fatkeqësisht, për herë të parë në historikun e BFI-së ndodhë që ky Institucion të mos e organizojë haxhin por, atë ta organizojë një komision jashtëkushtetues i caktuar privatisht nga Shaqir Fetai, i autorizuar nga ai që komisioni të bredhë nëpër viset e Arabisë Saudite, të bëjë kontrata dhe, nga atje, të sjellë një çmim që do të jetë çështje e kryer! TOP24.

Edhe pasi jemi në prag të realizimit të Hxhit 2022, ende BFI nuk ka dhënë detaje rreth mënyrës së organizimit vendosejes transportit dhe detajeve tjera që ndërlidhen me organizimin e haxhit.

Leave a Reply