I deportuari nga Franca i ikën policisë

Një shqiptar i deportuar nga Franca ka arritur të largohet nga aeroporti “Nënë Tereza” sapo ka zbritur nga avioni.Dje, 15 dhjetor 2015, Arnolt Canameti, ishte mes 120 personave të cilët ishin kthyer në kategorinë “i deportuar” nga autoritetet policore franceze.“Gjatë shoqërimit të të deportuarve nga avioni në drejtim të godinës së përpunimimit të shtetasve, pikërisht kur ka zbritur nga mjeti transportues, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shërbimeve të policisë Canameti ka mundur të largohet në drejtim të daljes nga rrethimi i aeroportit, ku është pritur dhe shoqëruar nga ·Murat Hysa dhe Ylber Ndoi”  saktësoi sot policiaMë pas kur është bërë verifikimi është konstatuar se Canameti ishte në kërkim  për disa vepra penale përfshi dhe vrasjen e mbetur në tentativë, por  “autoritetet shqiptare policore nuk kanë patur dijeni paraprake për kthimin e tij me këtë avion” saktëson policia.Arrestohen ndihmesit, Canameti mbetet në arratiDy personat, Murat Hysa, 50 vjeç,  lindur në Karicë, Burrel  dhe Ylber Ndoi, 29 vjeç, lindur në Mat, Burrel janë arrestuar në orët e para të mëngjesit  të sotëm për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 302 dhe 25 të Kodit Penal.“Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 15.12.2015, rreth orës 14:00, shtetasi Murat Hysa në bashkëpunim me shtetasin Ylber Ndoi kanë ndihmuar në pritjen dhe transportimin e Arnolt Canametit, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe të zjarrit”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 22, 278/5, 279, 274 dhe 150 të Kodit Penal” .Mësohet se shërbimet e SHÇBA-së (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe Drejtoria e Standardeve) po kryejnë ndërkohë hetime të plota për ngjarjen.Policia po vazhdon punën për kapjen e shtetasit Arnolt Canameti. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply