Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e kuvendit Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit në kryesinë e kuvendit. Mësohet se për rreth 1 ore, është diskutuar mbi buxhetin dhe paketën fiskale, që do të diskutohen dhe votohen nen për nen, në seancën plenare të ditës së nesërme. Të premten e kaluar, në takimin e njësisë së koordinimit qeverisës, ku morën pjesë krerët e mazhorancës, ministrat e ekonomisë dhe financave, krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, si dhe kreu i PDIU-së, u ra dakord për të votuar në parlament buxhetin për vitin e ardhshëm.
Tetë raketa dhe 87 dronë, Rusia bombardon sërish Ukrainën
Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën gjatë natës, duke përdorur tetë raketa dhe 87 dronë. Kjo ka shkaktuar dëme në pesë…