Astrit Patozi: Ja tre arsyet se përse humbi PD në 25 qershor

Astrit Patozi i ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo”.

“Unë ia kam thënë Selamit, që do të hyrë në histori si njeriu famkeq që shërbeu që Basha të vidhte mandatin e kryetarit. Maqo Lakrori i shërbeu Ramës atë kohë, ndërsa sot cdo kandidaturë që do i dilte Bashës do ta munde, prandaj ka nevojën e Selamit. Unë nuk e përjashtoj që sipas meje duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por në krahasim me Bashën është si nata me ditën, pasi Rama shkoi dy mandate larg pushtetit atë kohë dhe përmasat e humbjes ishin të vogla. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se ku e coi në 2009, por partive PS dhe PD nuk u lejohet humbja, ose nëse ndodh duhet të mbajnë përgjegjësi. Basha mori në magazinën e Berishës 57 mandate dhe në krye të 4 viteve e coi në 43 dhe jo jemi në rezultatin më të ulët historik.” tha ai

Cilat janë shkaqet e humbjes?
Janë shumë. Po merrem vetëm me 3 muajt e fundit. PD ka humbur për tre arsye të forta; E para hyrja dhe dalja nga cadra nga një marrëveshje jo transparente dhe ishte dërrmuese dhe mënyra si u interpretua. Sipas meje dalja nga cadra me atë marrëveshje që nuk garantonte zgjedhje të lira dhe bie dakord që zgjedhjet nuk ishin aq të ndershme, po i fundit që duhet ta thotë këtë është Lulzim Basha, pasi iu drejtua popullit me marrëveshje. E dyta lista personale, që hartoi Basha, që u mor në një veprim unikal në botë, listë personale e hartuar vetëm prej tij, ose ndonjë familjari e pa kaluar në kryesi dhe dërgoi me vonesë në KQZ. Që sipas meje solli një goditje tjetër të fortë. Dhe se treti mënyra si Basha bëri fushatë, pasi ishte dëshpëruese dhe komike, pasi nuk u mor seriozisht. Mënyra si u zhvillua pa asnjë incident pa asnjë kërcitje me kundërshtar dhe hijen për një marrëveshje pas 25 qershorit e fundosi edhe më thellë anijen e PD.

Janë larguar figura të konsumuara të PD dhe ka një ndryshim të elitave?
Unë nuk jam kundërshtar i ashpër i listës, nuk e kam për mungesën time. E para nuk është e vërtetë që janë larguar figura të konsumuara, por figura që kishin performancë të mirë.

Së dyti kush e vlerësoi? Kryetari, ai e ka mandatin. Jo pra këtu gabojmë. Ne nuk kemi mbret në PD, nëse ju mendoni që kemi zgjedhur një mbret nuk është e ëvrtetë. Kryetari e bëri vetë listën, ishte cështje e shijeve të tij dhe përgjegjësia është e tij atëherë. Politika nuk është si futbolli dhe njeriu duhet të mendojë largimin, nuk ka të bëjë me moshën, por ka raste që politikanët sa më të vjetër të jenë aq më të zotë bëhen. Dikujt i mbaroka mandati se paska kaluar vitit, po vitet e Bashës kush i caktoi? Ai thotë se është cështje karrigesh. Në 2005 kemi ardhur të dy, unë hyra dhe dola deputet, hyra me vullnetin e Berishës dhe dola me vullnetin e Bashës, ai nuk la gjë ka kapur të gjitha llojet e ministrive përvec kryeministrit dhe ai më thotë mua kjo është cështje karrigesh. Nuk e pranoj që një politikan ti lejojë vetes që të konsiderohet si fatkqeësi natyrore dhe të vazhdojë që të qëndrojë, pasi ai nuk është as tërmet dhe as zjarr, ai është gabim njerëzor, ishte një aksident.

Kush duhet të ishte në listë sipas jush?
Nuk i hyj kësaj, unë nuk merrem me emra, por me kritere.

Cili është shkelur?
Të gjitha. Përshëmbull në Tiranë nuk ka asnjë tosk. Përfaqësimi politik duhet të përfshijë të gjitha moshat grupmoshat dhe përfaqësimin e popullsisë. Vetëm një i papërgjegjshëm mund ta bëjë këtë. Për të mos thënë për gafa të tjera. Sikur thotë populli; vihet gomari para kalit.

E keni fjalën për Berishën?
Ka disa raste, por nuk hyj në emra, pasi nuk dua të lëndoj njeri.

A iu ka telefonuar Basha pasi bëri listën?
Nuk e ka bërë dhe as nuk e kam pritur, pasi nuk ka asnjë detyrim ndaj meje. Problemi është se nuk e ka bërë me askënd. Sikur të ishte Zeusi, pjesa që mbeti e ka parë në TV nëse ishte apo nuk ishte. As ata që mori dhe as ata që la nuk i telefonoi. Unë kam keqardhje për disa kolegë që kanë qenë shumë të përkushtuar

Kush?
Ridvan Bode. Kanë pasur marrëdhënie të mirë deri ditën e listës, por pas u ka se kishin hallin e karriges. Sipas meje ai nuk ka as cilësitë më mesatare për të udhëhequr PD.

Në PD keni qenë n/kryetar, kryetar grupi, kishit konstatim që Berisha e kishte dizenjuar si pasardhës?
Jo, pasi Berisha nuk jepte shenja që do të tërhiqej dhe po të mos ishte për humbjen e rëndë Berisha nuk mendoj se do të tërhiqej. Berisha qëndronte mbi palët.

Edhe në 2013 në garën Basha-Olldashi?
Jo, unë e kam thënë rezultati ishte i paracaktuar. Unë nuk vura në dyshim legjitimitetin e Bashës dhe ai gjithsesi ishte kryetari.

A është mëkati fillestar?
Jo, sepse mbase Basha me Olldashin mund edhe të kishte fituar në një garë normale dhe rezultati do ishte më i ngushtë, por sipas meje ka disa cilësi që i mungojnë, por edhe sjellja e tij aspak dinjitoze.

Çfarë i mungon?
Ca të them, unë nuk e dija që i mungonte edhe inteligjenca këtë e dëshmoi me cadrën, marrëveshjen dhe listën. Cilësitë e tjera që i mungojnë janë të rënda; Basha nuk ka pasion për punën që bën. Unë e kam konsideruar si një politikan që kupton vetëm shifrat dhe nuk njeh pjesën e shpirtit.

Berisha është shprehur se nuk ka gisht në lista, ju e besoni?
Jam i detyruar ta besoj, deri sa nuk gjykoj një gjest apo akt tjetër. Por për sa kohë Berisha ka pasur një qëndrim të ekuilibruar por konstatuar për atë që na ndodhi; që të dilnim nga kolapsi pas zgjedhjeve, por u hodh poshtë nga Basha, përsa kohë Berisha nuk ka një qëndrim tjetër…

A mendoni se PD e ka përfunduar ciklin?
PD e Berishës mbijetoi duke pasur atë kryetar dhe jo keq. Në 21 vite pushtet ai qeverisi 13, tani deputet i PD. Tani që nuk është kryetar nuk duhet të merremi më.

Leave a Reply