“Mos na prek fjalën”, gazetarët protestë para Kuvendit

Me pankarta në duar ku dominon sllogani “Mos na prek fjalën”, gazetarë, analistë dhe shoqëria civile janë grumbulluar para godinës së parlamentit që në orën 09:30. Komuniteti i medies protesten kundër paketës “anti-shpifje” që mazhoranca pritet të kalojë këtë të mërkurë në kuvend.

“Poshtë qokat dhe gjobat”, “Burgosni shkaterruesit e Shqipërisë, jo fjalën e lirë”, “Z.Rama ju nuk mund ti bëni të gjithë të heshtin”,  “Kush kontrollon mediet, kontrollon mendjet”.

Këto ishin disa nga sloganet dhe pankartat në protesten e komunitetit mediatik para kuvendit.

Shoqatat e gazetareve por edhe opozita e kundërshtojnë paketën në fjalë duke thënë se në thelb kjo paketë nuk I jep zgjidhjeve shpifjeve por shërben në mënyrë të vecante për të censuruar mediat dhe për të shtuar presionin ndaj medieve kritike me pushtetin.

Debatet më të fundit mes profesionisteve të fushës dhe eksperteve të mazhorancës janë zhvilluar mbi rolin e AMA-s në këtë process.

Gjobat e mëdha ndaj medieve online deri edhe mbyllja e tyre është një tagër që I jepet tashmë AMA-s, ndërsa gazetarë dhe analistë theksojnë se kjo gjë është e papranueshme pasi këtë gjë mund ta bëjë vetëm Gjykata. Për këtë pikë por edhe disa cështje të tjera ka pasur edhe vërejetje nga Këshilli i Europës.

Qeveria nga ana e saj thotë se në draftin final të kaluar edhe në Komisionin e Medias, ka marrë parasysh edhe vërejtjet dhe këshillat e OSBE.

Leave a Reply