“Ne shohim se dhuna po rritet, divorcet po rriten, motra dhe vëllezër, sipas Islamit, dëmi që i shkaktohet fëmijës është i parikuperueshëm, merrni më shumë përgjegjësi, bëhuni më të ndjeshëm, mos prishni rehatin e fëmijëve për rehatin tuaj, mos lini vetëm të moshuarit”.
Falja e Bajramit në Lushje u bë në sheshin kryesor të qytetit.
Në Korçë besimtarët u mblodhën në sheshin e xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, ku edhe përcollën mesazhe solidariteti për njerëzit në nevojë.
Edhe në Durrës dhe Shkodër falja e Bajramit u mbajt në xhamit e qytetit.
Rëndësia e kësaj feste për besimtarët u vu në qendër të fjalës së Myftiu të Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
Besimtaret e Elbasanit u mblodhën në qendër të qytetit për faljen e madhe.
Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, pas Fitër Bajramit.
Pas lutjeve në ditët e Kurban Bajramit, besimtarët vishen me rrobat më të mira dhe vizitojnë njëri-tjetrin duke uruar për mbarësi e lumturi.