Mosmarrëveshja rreth vaksinës AstraZeneca në BE po përfshin qarqe gjithnjë e më të gjera. Çfarë fuqie ka Brukseli ndaj kompanisë farmaceutike? Dhe çfarë përmbajnë kontratat me AstraZeneca, pyet DW.
Të premten e kaluar mbërriti lajmi se AstraZeneca do të furnizojë BE në tremujorin e parë me shumë më pak vaksina nga sa kishte premtuar – rreth 60 përqind më pak. Në shifra: në vend të 80 milion dozave, do të lëvrohen vetëm rreth 30 milionë.Komisioni i BE reagoi me zhgënjim dhe mosbesim – jo së fundi sepse kompania farmaceutike nuk mundej ose nuk do t’i shpjegonte arsyet.
“Probleme në zinxhirin e furnizimit evropian” – kjo ishte gjithçka që u komunikua. Për ata që mbajnë përgjegjësi politike në BE, sipas radios gjermane Deutschlandfunk, ky është një lajm shkatërrimtar – jo vetëm përballë mutacioneve të reja të koronavirusit. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel tashmë ka kërcënuar me hapa ligjorë.
Komisioni i BE ka në plan të luftojë për vaksinën e premtuar – me pasoja potencialisht dramatike. Nga qarqet e Komisionit thuhet, për shembull, fjalë për fjalë: “Shpronësimi i patentave aktualisht nuk është një çështje për ne.”
Kjo do të thotë, sipas sipas korrespodentit të radios Deutschlandfunk për Evropën, Peter Kapern, Kapern, natyrisht pikërisht këtë: se Komisioni i BE do të ishte i gatshëm të bënte në rast nevoje pikërisht shpronësimin e patentave për vaksinën Astra Zeneca, në mënyrë që ajo të mund të prodhohet nga kompani të tjera.
Dhe një pasojë tjetër është e mundshme, e cila po qarkullon si mundësi në Parlamentin Evropian: nëse AstraZeneca preferon të furnizojë Britaninë e Madhe: a nuk duhet të shpallet me një ndalim eksporti për në Britaninë e Madhe nga Biontech-Pfizer? Në çdo rast, Agjencia Evropiane e Medikamenteve ndoshta do të vendosë të premten për miratimin e vaksinës së AstraZeneca në BE.