Protesta anticovid në Gjermani, qytetarët mbushin rrugët për të kundërshtuar masat

Rrugët e qyteteve të mëdha në Gjermani janë mbushur nga mijëra njerëz, të cilët kundërshtojnë ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në Rostock, demonstruesit u përpoqën të thyejnë barrierat e policisë. Këta të fundit përdorën shkopinjtë për t’u kundërpërgjigjur.

Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj masave kufizuese edhe në Dresden e Leipzig, ku policia u mundua të shpërndante turmat, që po protestonin pa leje.

Gjatë protestave pati sulme të shumta kundër oficerëve të policisë me gurë,  mjete piroteknike dhe shishe.

Leave a Reply