Ministrja Gjonaj njohu ministren Belloubet me rezultatet e zbatimit të reformës në drejtësi; rezultatet e procesit të vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë; Belloubet përgëzoi Gjonaj për arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi për vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi;
Belloubet, rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë franceze; Temë e diskutimit ishte dhe politika e re penale për të miturit; Vullnet për firmosje në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit; Mbështetje në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez;