Rekord infektimesh ditore në Britaninë e Madhe

Vendet europiane ruajnë shifra të qëndrueshme të pandemisë

Qarkullimi i një mutacioni të koronavirusit me një shpejtësi 70% më të lartë përhapjeje në Britaninë e Madhe mund të ketë pasur ndikimin kryesor në rekordin e ri të infektimeve ditore. Në 24 orëshin e fundit janë shënuar gati 236 mijë raste të reja edhe, pse numri i vdekjeve është i ulët krahasuar me rekordet e mëhershme të muajit.

Shifrat e infektimeve dhe vdekjeve ditore vazhdojnë të bien edhe në Gjermani, ku karantina kombëtare po jep efekte. Nivele të qëndrueshme infektimesh edhe në Itali, Francë, Spanjë e shumë vende të tjera europiane.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave këtë 24 orësh ishte sa gjysma e rekordit të 16 Dhjetorit. Po ashtu u shënuan 100 mijë infektime ditore më pak se rekordi 11 Dhjetorit. Megjithatë rënia e shifrave nuk ka të bëjë ende me efektet e vaksinave që kanë nisur të injektohen për kategoritë më të rrezikuara.

Këtë të Hënë pritet nisja e injektimit të dozave të para të vaksinës së dytë Moderna. Ndërsa Kongresi miratoi paketën e madhe prej 900 miliardë dollarësh të ndihmës ekonomike për qytetarët dhe bizneset e dëmtuar nga pandemia.

Në të gjithë botën numërohen mbi 77 milionë të prekur prej fillimit të pandemisë, mes të cilëve 1.7 milionë apo 2.2% kanë humbur jetën.

Leave a Reply