Rekord infektimesh me Covid në Itali

Shtrimet e para në spital prej Omicronit në Britaninë e Madhe

Italia shënoi për të dytën ditë radhazi, një rekord të ri me mbi 21 mijë raste infektimesh, shifra më e lartë prej fillimit të Prillit. Në rritje të lehtë janë edhe vdekjet ditore, ndonëse shumë herë më të ulëta krahasuar me valët e periudhave para nisjes së vaksinimit. Të ulëta janë edhe shtrimet në spitale.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në këtë vend, ndikim në valën e përhapjes ka edhe reduktimi i efikasitetit të vaksinës. Siç vlerësojnë ekspertët, efektshmëria e dy dozave reduktohet ndjeshëm pas 5 muajsh, teksa ata rekomandojnë dozën e tretë përforcuese. Italia është ndër vendet europiane me kuotën më të lartë të vaksinimit, në rreth 80% të popullsisë. 

Ndërsa në Britaninë e Madhe, autoritetet thonë se në spitale po shënohen edhe të shtruarit e parë me Omicron. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1900 të infektuar me variantin e ri. Ekspertët druhen se infektimet me Omicron, mund të shkaktojnë një valë të re dyndjesh në spitale, pasi ky konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me mutacionet pararendës.

Leave a Reply