Rënia e komunizmit, Basha: Rama ka në mendje modelin e diktatorit, flet me trashëgiminë hoxhiste

Në 25 vjetorin e rënies së komunizmit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk kurseu akuzat për rivalin e tij politik, për të cilin tha se është modeli i dikatatorit.

Basha tha se heshtja e qeverisë për të mos kujtuar rrëzimin e komunizmit, flet qartë për lidhjet me trashëgimin hoxhiste.

Basha: Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti  ndan sërish dy modele, dy botë, dy  rrugë për të ardhmen e vendit. Ne që mesojmë nga modeli i demokracive  perëndimore, dhe kundershtarëve tanë që kanë në mendje, pavarësisht se mundohen ta fshehin adhurimin për modelin e diktatorit. Kjo nuk është reotrike, sic u tha sot disa herë Qeveria e sotme pasi injori festimet për 25 vjetorien nuk tha asnjë fjaklë të vetme për ngjarjet shkorurëzues të Enver Hoxhës dhe nuk organizoi asnjë veprimtari përkujtimore për 20 shkurtin. Si është është e mundur? Në cilin vend të botës mund të ndodhe që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të rëndësishme.

Hështja e mbajtur nga qeveria dhe Rama është e turpshme dhe provokuese, është e dënueshme dhe ogurzezë, është një heshtje që flet, flet shumë për raportin e tyre të vërtetë me trashëgiminë hoxhiste.

Leave a Reply