Pas dy javësh pushim, magjia e kompeticionit më të bukur në futbollin Europian , Uefa Champions League rikthehet në ekranin e Tring me të tjera duele spektakolare. Milan-Atletiko Madrid është një nga superndeshjet që merr vëmendje të madhe nga tifozët aq më tepër qe kuqezinjtë këtë sezon vijnë me objektiva të mëdha .
Skuadra e Stefano Piolit beri një paraqitje të bukur në Anfild edhe pse në fund nuk arriti të merrte qoftë dhe një pikë ndaj Liverpoolit. Megjithatë edhe këtë herë trajneri kuqezi nuk kërkon të shtojë presionin mbi skuadrën dhe në pragë të ndeshjes thotë se kjo sfidë nuk do të jetë vendimtare për ecurinë e skuadrës.
STEFANO PIOLI – TRAJNER I MILANIT
”Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo themelore. Jemi të rinj dhe kjo ju jep avantazhe, por aty ku nuk arrijmë me përvojë, duhet të arrijmë me ide dhe entuziazmin, atë që do të na japin tifozët tanë.”
Nga ana tjetër, Atletiko Madrid ndau një pikë me Porton në duelin e parë, ndërsa sipas trajnerit spanjoll Diego Simeone djemtë kanë mësuar shumë nga ai barazim .
DIEGO SIMEONE – TRAJNER I ATLETICOS
Kemi mësuar nga ajo ndeshje dhe e dimë që këtë herë vështirësia do jetë dhe më e madhe. Të luash kundër Milanit, një skuadër e madhe që vitet e fundit është rritur shumë. Do provojmë të sulmojmë tek pika e dobët. ”
Ndërkohë grupin e kompleton ndeshja Porto-Liverpool.
Një tjetër supersfidë që premton futboll të bukur, është dhe ajo mes Manchester City dhe Paris Senzherëm. Sheikët e Francës vuajnë dëmtimin e Ramos apo Di Marias, ndërsa në dyshim vijon të jetë Leo Messi dhe Verratti të dëmtuar.
Nga ana tjetër, qytetarët e Anglisë vijnë me organikën e plotë dhe për këtë arsye trajneri Guardiola thotë se i ka të gjitha kartat për ti mundur kryeqytetasit e Parisit. Grupi kompletohet me duelin Lajpzig – Klub Bruzh.
Edhe Reali në letër ka një duel të lehtë ndaj Sherif Tiraspolit, ndonëse moldavët i suprizuan të gjithë ndeshjen e parë me atë fitore 2-0 ndaj Shkatar Donjeck. Madrilenët do të vuajnë mungesën e Marselo, Mendi, Karvahal dhe Bejl të dëmtuar ndërsa në dyshim është Toni Kross. Ndeshja tjetër është Shaktar Donjeck-Inter.
Mungesa e vetme për Simone Inzaghi është Sensi, i cili ka një dëmtim në gju.
Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Ndërkohë, në grupin C janë rezervuar dy duelet Dortmund Sporting dhe Ajaks -Beshiktash. 6 nga 8 ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.