Tërmeti i fortë frikëson Italinë, mbyllen shkollat

Një lëkundje e fortë e tokës ka frikësuar të gjithë territorin e Catanzaros në Itali.

Tërmeti 4.0 ballë sipas shkallës rihter është ndjere shumë edhe për shkak se epiqëndra e tij ka qënë në 27 km thellësi.

Ndonëse për momentin nuk raportohen të plagosur, autoritetet italiane kanë dhënë menjehere urdhër për evakuimin e shkollave, pas raportimeve se fëmijet ishin kapur nga paniku.

Tërmeti I orës 08:10 ka dhënë efekte edhe tek transporti hekurudhor. Disa linja në zonën e Kalabrisë janë pezulluar përkohësisht për të verifikuar nëse ka pasur dëme apo jo.

Leave a Reply