Trump dërgohet në spital ushtarak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është dërguar në spital.

Trump ka nisur të shfaqë “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten, pasi ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij janë futur në karantinë, në orët e vona të së mërkurës.

Ai ka marrë një koktej ilaçesh “si masë paraprake”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se presidenti po ndihet “i lodhur, por në gjendje të mirë”.

Ai është transportuar në spitalin ushtarak “Walter Reed”.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se një ekip mjekësh po punon për rekomandimet “në lidhje me veprimet e ardhshme më të mira”, shtoi ai.

“Për arsye të kujdesit maksimal dhe me rekomandimin e mjekut të tij dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë, presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme. Presidenti Trump e vlerëson gjithë këtë mbështetje për të dhe Zonjën e Parë”.

Lajmi për dërgimin e Trumpit në spital vjen pak javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku ai do të ballafaqohet me kundërshtarin demokrat, Joe Biden.

Leave a Reply