Ndërsa nuk ka marre ende nje vendim me aleatet per datën e rinisjes se protestave kundër qeverise dhe zgjedhjes se Thaçit president, lëvizja Vetëvendosje e ka zhvendosur aksionin e saj ne nje tjetër drejtim. Shkak është bere bllokimi nga Serbia i me shume se 100 mije librave shqip, qe do te shkonin per nxënësit shqiptare te Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit. Aktiviste te lëvizjes përmbysen kete te enjte nje kamion qe transportonte produkte serbe ne Kosove. 16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës”. Pikërisht Zajednica, apo marrëveshja per themelimin e bashkësisë se komunave serbe, është nje nga dy paktet qe opozita ne Kosove i kundërshton me force dhe si nismëtar te saj konsideron presidentin Thaçi. Me zgjedhjen e tij ne kete krye te shtetit, pavarësisht kontestimit te opozitës, Thaçi ka lënë funksionet politike. Aktualisht posti i zv/kryeministrit ka mbetur bosh, edhe pse ne media përflitet se ate do ta mbaje ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi . Ndersa ne krye te diplomacisë kosovare pritet te caktohet ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. I vetmi ndryshim i konfirmuar ne kabinetin qeveritar është ai i zv/Ministrit te Jashtëm, post ne te cilin është emëruar shefi i stafit të Kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj. Ndërkaq, nuk dihet ende se kush do te drejtoje Partine Demokratike te Kosovës.
Trupat britanike përdorin për herë të parë armë me valë për të ‘vrarë’ tufën e dronëve
Trupat e Mbretërisë së Bashkuar kanë përdorur një armë revolucionare me valë për të shkatërruar për herë të parë një…