Zyrtare: Dënohet Suarez, Barça apelon vendimin

Luis Suarez nuk i ndahet sherreve dhe dënimeve edhe te Barcelona.Suarez pasi u përlesh në tunelet e stadiumit me disa futbollistë të Espanyolit dhe raportimit të gjyqtarit të ndeshjes rreth incidentit, sulmuesi uruguaian është suspenduar me dy ndeshje mos-lojë.Kështu shkruhet në vendimin Komitetit të Etikës së Federatës së Futbollit të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës së Barcelonës, e cila ka konfirmuar se do të apelojë vendimin duke mos u pajtuar me suspendimin e lojtarit të saj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që lojtari është dënuar pasi edhe në të kaluarën ka bërë gjeste të pahijshme brenda dhe jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/

Leave a Reply