613 raste të reja, dhe 25 të vdekur nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1837 testime ndërsa janë regjistruar 613 raste të reja me KOV ID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 688 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 25 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve me KOVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 73 638, numri i të shëruarve është 49 414, i të vdekurve 2121.

Numri i rasteve aktive është 22103.

Leave a Reply