Aliyev: Dronët e sofistikuar të Turqisë na pakësuan humbjet njerëzore

Në një intervistë për radio-televizionin shtetëror turk (TRT), Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se “humbjet njerëzore janë zvogëluar falë dronëve të armatosur turq”.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se “humbjet njerëzore janë zvogëluar falë dronëve të armatosur turq të nivelit të lartë”.

Këto deklarata Aliyev i bëri në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror turk (TRT).

Ushtria azerbajxhanase po përparon pavarësisht sulmeve armene ndaj civilëve dhe ka çliruar një numër zonash të okupuara. Paqja do të arrihet nëse na kthehen territoret e okupuara”, u shpreh Alijev.

Duke deklaruar se atyre duhet t’u jepen garanci ndërkombëtare për një armëpushim, Aliyev tha:

“Na duhet të na jepet një datë specifike se kur do të tërhiqet Armenia. Kryeministri armen Nikol Pashinjan duhet t’i kërkojë falje popullit azerbajxhanas. Premtimet që na janë dhënë për 30 vjet nuk janë përmbushur.”

Armenia dëshiron ta shndërrojë çështjen në një problem global. Karabaku Malor dhe territoret e tjera të okupuara i përkasin Azerbajxhanit. Ne nuk jemi shkaku i kësaj lufte, ne po mbrojmë vendin tonë, shtoi ai.

Azerbajxhani nuk ka pretendime territoriale ndaj Armenisë, e cila na provokon që t’i sulmojmë ata, nënvizoi Aliyev.

Ne kemi treguar një qëndrim pozitiv në tryezën e negociatave dhe falënderoj Turqinë për mbështetjen e saj, vijoi ai.

Në intervistën për TRT-në Aliyev u ndal edhe në akuzat që i drejton Franca Azerbajxhanit në këtë proces.

Franca duhet të na kërkojë falje. Karabaku Malor është territori ynë. Armenët shkatërruan ilegalisht të gjitha monumentet tona në këto territore. A nuk e shohin ata këtë? Qasje të tilla janë të papranueshme. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj,- tha Aliyev.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Azerbajxhanit duhet të jenë një shembull për vendet e botës”,- u shpreh Ilham Aliyev.

Duke komentuar marrëdhëniet Rusi-Azerbajxhan, Presidenti Aliyev tha:

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Azerbajxhanit janë të një niveli të lartë. Rusia vepron si një vend i përgjegjshëm dhe i madh. Nga Rusia vijnë mesazhe pozitive. Ajo nuk mban anën e ndokujt”.

Udhëheqësi azerbajxhanas tha se Turqia ka një pozitë të fortë në bashkësinë ndërkombëtare, prandaj ajo duhet të jetë pjesë e procesit të zgjidhjes në Karabak.

Falë dronëve të armatosur e të sofistikuar të Turqisë numri i viktimave është ulur. Dronët e armatosur tregojnë potencialin e Turqisë dhe na bëjnë edhe më të fortë, shtoi ai.

Aliyev gjithashtu tha se ai kishte informacione se terroristët e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK po luftonin në radhët e ushtrisë armene në rajonin e Karabakut Malor./TRT/

Leave a Reply