Banesat e premtuara/ Erdogan për Top Channel. Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

8 / 100 SEO Score

Nga konferenca e investimeve organizuar nga qeveria turke me pjesëmarrjen e vendeve të konferencës islamike, presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë. Në një prononcim ekskluzivisht për Top Channel presidenti Erdogan tregoi se kur do të mbarojnë së ndërtuari 500 shtëpitë e premtuar nga ai për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit.

Me presidentin e Turqisë bisedoi i dërguari i Top Channel në Stamboll Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu- I nderuar president. Ju ishit lideri i parë që i ofruat Shqipërisë ndihmë konkrete pas tërmetit duke premtuar ndërtimin e 500 apartamenteve. Kur do të nisë puna?

Presidenti Erdoğan: … [e padëgjueshme qartë] Ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me ministren e Kulturës së Shqipërisë dhe presim që të vendosin për vendin e ndërtimit që të fillojmë sa më shpejt punimet. …[e padëgjueshme qartë] Një pjesë të ndërtimeve do t’i bëjmë çelik. Brenda 6 muajve, një viti maksimumi do të kryhen ndërtimet. Për shkak të kohës së ftohtë e dimrit, kemi vendosur të dërgojmë çadrat që janë për dimër.

Muhamed Veliu -A besoni se do t’i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit edhe vende të tjera?

Presidenti Erdoğan: Kryeministri bëri thirrje, pastaj e përsërita unë edhe një herë. Do ta ndjekim. Shpresoj që do ta marrim edhe prej andej përgjigje pozitive./TCH/

Leave a Reply