Eksperti i IT-së: Kujdes nga shantazhuesit, kamera dhe mikrofoni juaj mund të përgjohen

Eksperti i Teknologjisë Informative, Hekuran Doli, ka shkruar në lidhje me shantazhet kibernetike në Kosovë. Doli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se përmes fotografive dhe videove mund të vidhen nga telefonat e përdoruesve materialet personale.

Përmes këtyre materialeve njerëzit mund të shantazhohen duke u detyruar që të paguajnë mijëra euro në mënyrë që ato materiale të mos shpërndahen.

Shkrimi i plotë:

Në fillim te dhjetorit, Le Parisien pati publikuar një kronikë mbi arrestimin e një anëtari te një rrjeti kriminal ne Francë, te cilët merreshin me shantazh kibernetikë ne nivel global. Karakteristikë e këtij grupi ishte shantazhi përmes fotografive apo videove komprometuese, te cilat vidheshin nga telefonat e infektuar me virus, apo duke i mashtruar individët që të ndajnë materiale intime me persona te pa njohur. Me pas ata shantazhoheshin duke u detyruar qe te paguajnë mijëra euro, me qellim qe ato materiale (foto apo video) te mos u dërgohen te afërmeve të tyre.

Një aktivitet i tille është shume i përhapur edhe ne Kosove. Vetëm gjate këtij viti ka pasur dhjetëra raste, te cilët më kanë kontaktuar personalisht për tu këshilluar se si te veprojnë pasi qe kishin rene ne grackën e shantazhit kibernetik. Për fat të keq, një grup i tillë kriminal duket se është zhvilluar edhe ne Kosovë. Tashmë viktimat kontaktohen nga persona qe flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, dhe që dinë informata te detajuara për viktimat dhe ky është një fakt shumë shqetësues.

Këshilla ime ne të gjitha rastet ka është e njëjte: duhet pasur shumë kujdes se çfarë ruajmë ne pajisjet tona elektronike, çfarë veprime bëjmë gjate përdorimit dhe qëndrimit pranë tyre. Kurrë nuk është e sigurt se dikush nuk është futur ne pajisje dhe monitoron ne mënyrë të vazhdueshme kamerën apo mikrofonin e pajisjes tonë. Por në rast se bimë viktimë e një sulmi të tille, mënyra më e mirë e daljes nga situata është te injorojmë komunikimin me shantazhuesit. Në asnjë mënyre të mos pranojmë të bashkëpunojmë me ta. Duhet pasur parasysh se grupet kriminale marrin foto/video nga dhjetëra mijëra individ, por ata merren vetëm me një grup te vogël te cilët bien pre e shantazhit, vazhdojnë komunikimin duke treguar frike, apo u binden urdhrave të tyre duke paguar haraçin e kërkuar. Në të gjitha rastet njerëzve u kam rekomanduar qe te mos paguajnë, dhe materialet e tyre asnjëherë nuk kanë dalë online. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë është i domosdoshëm, pavarësisht se këto grupe operojnë ne mënyrë anonime dhe janë vështirë për tu gjetur./Gazeta Express/

Leave a Reply