Fillon fushata për mbajtje të maskës në Maqedoni

Qeveria e RMV-së dhe Ministria e Shëndetësisë filluan fushatën për mbajtjen e maskave në mënyrë që të mbështetet ligji dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët për rëndësinë e respektimit të masave dhe rekomandimeve të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Fushata do mbajë sloganin #MbajMaskë, dhe do të mbështetet dhe promovohet nga funksionarët dhe mbështetësit. Qëllimi është që të ngritet vetëdija se sa është e rëndësishme mbrojtja na COVID-19. Mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësira të hapura dhe të mbyllura është masë e pranuar në të gjithë Evropën”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se deri tani kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për ta luftuar pandeminë.

Leave a Reply