Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike,do të deklarohet rreth takimeve me grupin koordinator të ASH-AAA, BDI-së dhe LSDM-së

Sot në ora 17:30, Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, para Qeverisë së Maqedonisës së Veriut, do të deklarohet rreth takimeve me grupin koordinator të ASH-AAA, BDI-së dhe LSDM-së. Takimet fillojnë nga ora 13:00 dhe do të zhvillohen në Kuvend informon Tetovasot.
Takimet me grupet koordinuese do të zhvillohen me qëllim për të biseduar dhe lobuar rreth kërkesave të Këshillit Organizativ, gjegjësisht që kanë të bëjnë me lirimin e çmimit të energjisë elektrike.

Leave a Reply