Kina dhe BE pritet të nënshkruajnë marrëveshjen kryesore të investimeve

Bashkimi Evropian dhe Kina shumë shpejt mund të arrijë të nënshkruajnë në marrëveshje të shumë pritur për investimet. Mësohet se pakti, që pritet të finalizohet këtë javë, do t’u japë firmave të BE qasje më të mirë në tregun kinez dhe do të përmirësohen kushtet e konkurrencës.

Bisedimet për këtë marrëveshje kanë filluar në 2014 por kanë ngecur për gjithë këto vite për shkak të shumë çështjeve. Zyrtarët e BE kanë deklaruar se rritja e tensioneve tregtare midis SHBA dhe Kinës mund të ketë ndihmuar në ndryshimin e pozicionit kinez.

Sipas raporteve të shumta, marrëveshja do të hapte sektorin e prodhimit të Kinës për kompanitë e BE-së, si dhe ndërtimin, reklamimin, transportin ajror dhe telekomunikacionin.

Një nga pikat kryesore ishin kërkesat e Kinës për afrim në tregun e energjisë të BE-së duke pasur parasysh ndjeshmëritë mbi sigurinë kombëtare. Marrëveshja pritet t’i japë Pekinit akses në një pjesë të vogël të sektorit evropian të energjisë së rinovueshme mbi një bazë reciproke.

Pakti është krijuar gjithashtu për të hequr pengesat për investime në Kinë siç janë kërkesat e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe kufijtë e pronësisë së huaj në industri të caktuara.

Marrëveshja vjen pas marrëveshjes së tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar për Brexit, e cila u arrit në 24 Dhjetor.

Leave a Reply