Në gjithë botën janë shitur…

– Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

 

– Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

 

-Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

 

– Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

 

– Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

 

– Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

 

– Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *