Basha: Në vendin më të varfër të Europës 1 kilometër rrugë kushton 10 herë më shtrenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh paratë e shqiptarëve. Në një postim në Facebook, Basha publikon një video me të dhëna për rrugën Thumanë-Kashar.

Postimi: Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk

Leave a Reply