Berisha shpall dekusarizimin: Jo në një parlament me Koço Kokëdhimën dhe Valentina Leskajn

Partia Demokratike është një hap para bojkotimit të kuvendit ose dorëzimit të mandateve, opsione të diskutuara në grupin parlamentar dhe që kanë mbështetjen e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës plenare në kuvend, Berisha e quajti të pakuptimtë qëndrimin e opozitës në parlament për aq kohë sa mazhoranca ka në gjirin e saj deputetë me të shkuar kriminale dhe në konflikt të pastër interesi. “Çfarë opozite jemi ne kur ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët. Çfarë opozite jemi ne këtu kur ulemi këtu me pushtetarë, të cilët përdorin mandatin, votën për të vjedhur dhe për t’u pasuruar? farë opozite jemi ne këtu kur Koço bllokon nëpërmjet sivllaut të tij botimin e gazetës zyrtare, çfarë opozite jemi ne?”-theksoi Berisha në kuvend. Ish-kryetari i PD-së, tha se opozita nuk mund të pranojë që të rrijë në sallë me deputetë si Koço Kokëdhima apo Valentina Leskaj, të akuzuar për përvetësim të fondeve publike. “Kokëdhima me shokë që mbrohen dhe si gjakpirës që përdorin mandatin për të vjedhur shqiptarët. Ata janë të papranueshëm. Nënkryetarja e Parlamentit djali i të cilës ka marrë hekurudhën, bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me djalin e saj, sikur nuk ishte djali i saj. Dekusarizimi i Kuvendit duhet të bëhet sa më shpejt”-theksoi Berisha. Sipas tijk kudo ekziston një ligj i konfliktit të interesit, që nuk lejon mandatmbajtësit, pushtetmbajtësit, familjarët dhe  njerëzit e tyre të plaçkisin. “Shumica përdor votat për ti marrë pushtetin Gjykatës Kushtetuese dhe ky është grusht shteti brenda shteti”shtoi ish-kreu i PD-së.

Leave a Reply