Halim Kosova: Transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët

Kandidati për kryebashkiak i Tiranës i Partisë Demokratike, Halim Kosova, bisedoi me fermerët e Pezës, të cilët u shprehën se nuk shesin dot prodhimin. Kosova premtoi treg të organizuar dhe komunikim të drejtpërdrejtë me ta për hallet dhe shqetësimet e tyre.

“Njerëzit këtu janë shumë punëtorë dhe punojnë. Kanë prodhime bujqësore, por nuk dinë ku t’i çojnë”, u shpreh një banor.

“Çdo zonë në Tiranë ka karakteristikë të vetën prodhime të caktuara. Por, duhet një arbitër që t’i kombinojë këto gjëra, në mënyrë që Bashkia t’u krijojë lehtësira në punën tuaj të përditshme, t’u rregullojë rrugët e komunikimet sepse në fund të fundit, duhet transportuar diçka, të rregullojë linjën se si kjo do të shkojë tek qytetari. Ti e prodhon perfekt dhe je i detyruar ta shesësh në kushte mizerabël. Kjo ta humb vlerën e djersës tënde se po i njëjti mall është. Kjo është një ide që ne po e diskutojmë dhe do ta diskutojmë edhe më në hollësi bashkë”, tha Kosova.

Banorët e zonës shprehën shqetësimet e tyre edhe për kushtet bazike të jetesës, si mungesa e ujit të pijshëm.

“Nëqoftëse do të kem mundësi të bëj 10 gjëra, ta dini që 5 do të deklaroj. Ato të pesta do i bëj patjetër”, u shpreh Kosova. Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës theksoi se transparenca dhe mbajtja e kontaktit me qytetarin do të jenë si gur themeli në aktivitetin e tij.

Leave a Reply