Klevisi i Fahriut Ramës: Kukësi është i joni, ‘Me 13 prill, dita jote e fundit në pushtet’ dhe dita e parë e qeversijes tonë

Ka filluar pak minuta më parë protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej pesë muajsh kundër projektit të këtij segmenti që synon t’u prishë banesat.

Në fjalën e tij, ish-deputeti Klevis Balliu, u shpreh se tashmë Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një njeri që vërtitet në ajër për tu mbushur mendjen qytetarëve se është kryeministër.

‘Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushuar mendjen qytetarëv se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj të qëndrojmë në këtë qëndresë histrorike që i dha shpresë çdo qytetari.

Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës.

Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re.”, tha Balliu

Ndërsa një nga banorët duke komentuar zhargonin përçarës të Ramës tha se: ‘Unë jam krenar për origjinën timë. Ajo origjinë nuk i duron mashtruesit. Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun,- tha banori.

Leave a Reply