May këmbëngul se duhet të ketë Brexit me marrëveshje

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, insiston se Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Evropian në mënyrë të rregult me një marrëveshje.

“Mundësia më e mirë për Britaninë e Madhe është të largohet nga BE-ja me një marrëveshje”, u tha May gazetarëve, me të arritur në bisedimet midis 28 udhëheqësve evropianë për të emëruar udhëheqësit e pesë pozitave më të larta të Bashkimit Europian, për pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja e Brexit-it e kryeministres në largim, Theresa May, dështoi tri herë në parlamentin britanik.

Në kohën kur ajo provoi të dërgojë në parlament edhe një draft të marrëveshjes me disa ndryshime, kundër dolën deputetët e partisë së saj dhe ata të opozitës, përcjell REL.

Kjo bëri që zonja May të paralajmërojë dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së pasardhësit/es së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *