PD përjashton vajzën e Azem Hajdarit

Partia Demokratike ka përjashtuar nga radhët e saj vajzën e Azem Hajdarit, themeluesit dhe ish-udhëheqësit të ndjerë të kësaj force politike, të cilin ajo e ka shpallur tribun të demokracisë.

Vendimi erdhi pasi Rudina Hajdari deklaroi publikisht se refuzonte ta dorëzojë mandatin e deputetit.

Partia Demokratike reagoi përmes Gazmend Bardhit duke thënë se vendimi i Rudina Hajdarit është personal dhe mandati u takon demokratëve.

“Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike”.

Bardhi thotë se në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari bëhet kështu e dyta deputete e Partisë Demokratike pas Myslym Murrizit, që nuk pranon të djegë mandatin. Ndërsa të tjera kandidatëve të selisë blu në lista kanë pranuar të marrin mandatin. /Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *