Policia rrethon “Santa Quaranta-n”, sekuestrohet hoteli dhe pasuritë e Balilit

 

Pasurive dhe hotelit të ish-kreut të Transporteve në Sarandë, të dyshuar për trafikant droge, i është vendosur sekuestro preventive.

Dhjetëra forca policore kanë shkuar në kompleksin e njohur të Balilajt, Santa Quaranta. Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës drejt Europës.

Por tashmë kur ka kaluar një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vendosjes e sekuestros preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, mes tyre edhe për resortin turistik “Santa Quaranta”.

Pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa partamente në Sarandë.

Leave a Reply