Protesta të dhunshme në Francë, kërkohet tërheqja nga reforma e pensioneve

Mijëra avokatë, mjekë dhe punonjës të sektorit privat pushtuan sërish rrugët e Parisit ndërkohë që një komitet parlamentar filloi të vlerësojë sistemin e propozuar të pensioneve.Protestuesit marshuan me flakadanë në duar dhe postera kunder qeverisë.

Kryeministri Eduard Philippe prezantoi reformën e pensioneve në kabinet më 24 janar ndërsa debatet në Asamblenë Kombëtare do të fillojnë më 17 shkurt.I ashtuquajturi ‘Sistemi universal’  i Macron do të ishte ndryshimi më i madh në sistemin e pensioneve të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai sugjeron shtyrjen me dy vite të moshës së pensionit duke e cuar në 64. Kjo ka nxitur zemërim në shkallë të gjerë.

Kjo është greva më e gjatë në historinë e vendit, punëtorët francezë janë të vendosur për ta kundërshtuar me forcë planin e presidentit.Vetëm pak ditë më parë zjarrfikësit pushtuan rrugët e kryeqytetit francez dhe u përplasën dhunshëm me policinë.

Këto zhvllime kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë franceze e megjithatë Macron nuk tërhiqet nga reforma.

Leave a Reply