Rama: Rruga e PS me Pjetrin, të ndara

Kryeministri reagon pas akuzave të PD

Kryeministri Edi Rama është distancuar nga përgjegjësia për dyshimet e ngrituara nga selia blu se kryebashkiaku i zgjedhur për bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në vitin 2003 në Itali. Përmes një postimi në Twitter, disa orë pas publikimit të dokumentave të Kuesturës së Firenzes nga Partia Demokratike, Rama bën të qartë se derisa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara.

 “I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, por deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”

Kreu i qeverisë shkruan po ashtu askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi të dhe Partinë Socialiste, duke nënvizuar se përgjegjësia e tij si kryeministër dhe ajo e PS është se si reagojnë ndaj një akti të padenjë.

 “Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”

Rama thotë se nuk do të marrë përsipër të mbrojë askënd përpara ligjit, duke thënë se kosto veprimesh të tilla nuk merr më, e as do lejojë që t’i marrë Partia Socialiste.

Valdrin Pjetri ende nuk ka marrë detyrën si kryebashkiak i Shkodrës pasi pritet konstitutimi i Këshillit Bashkiak. Pas akuzave të për dënim të tij në Itali dhe fshehje të këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit prokuroria ka nisur shqyrtimin e një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike dhe verifikimin e statutit të gjendjes penale të tij në shtetin fqinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *