Merkel i lutet deputetëve të pranojnë karantinën kombëtare

“Është e dhimbshme, por nuk mund ta shlyejmë me 590 të vdekur në ditë”

Në një fjalim emocional përpara deputetëve gjermane, kancelarja Angela Merkel iu lut atyre dhe popullit, duke bashkuar duart, të pranojnë një karantinë të dytë kombëtare.

“E di që është e vështirë që tezgat aq shumë të dashura me verë të nxehtë dhe pite nuk përputhen me rregulloren tonë aktuale, që lejon daljen nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime. Ndjej shumë dhimbje në zemër, por që çmimi i këtyre kënaqësive të paguhet me 590 vdekje në ditë, kjo është e papranueshme ndaj t’i ashpërsojmë masat”, u shpreh kancelarja Merkel.

Merkel u propozoi deputetëve nisjen e karantinës kombëtare menjëherë pas Krishtlindjes deri më 10 Janar. Planin e propozoi këtë të martë, në ditën kur u shënua rekordi i dytë ditor i viktimave me 590 raste.

24-orëshi i kaluar shënoi rekordin më të errët që prej nisjes së pandemisë, me 622 vdekje. Autoritetet gjermane duan të ashpërsojnë masat për të ulur shifrat e Covid-19, që nuk bien prej fillimit të Nëntorit.

Rekord i ri negativ viktimash edhe në Shtetet e Bashkuara, ku u shënuan 2 960 të vdekur në 24 orë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden shpalosi planin për frenimin e përhapjes së Covid-19 në 100 ditëshin e parë të presidencës, duke kryer 100 milionë vaksinime brenda kësaj periudhe kohore.

Leave a Reply