Nis vala e arrestimeve në Durrës për tërmetin, shoqërohen drejtues të Kadastrës e Kovalishencës

Policia ka nisur arrestimet dhe shoqërimet në qytetin e Durrësit në kuadër të hetimeve që po bëhen për pergjegjësite e drejtuesve dhe zyrtareve të institucioneve mbi abuzimet me ndërtimet në këtë qytet që sollën edhe viktima nga tërmeti I 26 nentorit.

Në mesin e të shoqëruave në polici janë Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI, sot  nëndrejtor i Kadastrës Durrës.

Po ashtu është shoqëruar edhe Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko zyrtar I Kadastrës.

Të gjithë këta persona janë duke u hetuar për akuzat se kanë legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin.

Por nuk mbaron me kaq. Në Polici janë shoqeruar edhe drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit Ahmet Doda dhe Kujtim Has.

Në një prej godinave të kovalishencës si pasojë e shembjes së objektit humbi jetën  kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Godina që u rrëzua në fakt kishte pasur dëmtime te mëdha që në tërmetin e 21 shtatorut por nuk u morën masa që ajo të rikonstruktohej ose të shembej për të shmangur kështu ngjarjen e rëndë.

Megjithatrë burime për Vizion Plus nga policia dhe prokuroria e Durrësit bëjnë të ditur se një numër I madh personash pritet të arrestohen dhe shoqërohen në orët në vijim, edhe ata me të njëjtat akuza, abuzime me lejet e ndërtimit dhe legalizimit të banesave në Durrës.

Leave a Reply