Qeveria e Maqedonisë miratoi tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e protokollit për NATO

Qeveria në seancën e sotme e konfirmoi tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut të nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949, me anë të të cilit vendi zyrtarisht do të bëhet anëtar i NATO-s pasi që të gjitha vendet të kenë ratifikuar protokollin e pranimit.

Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut të vendit tonë me NATO-n do të miratohet nga Kuvendi dhe pritet të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ai më pas do të depozitohet në Uashington, pasi që Kuvendi i Spanjës të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit tonë për anëtarësim të plotë në pakt.

Leave a Reply