Bes Kallaku probleme shëndetësore, lë orar tek psikiatri (Foto)

Ai ka interpretuar prej dy muajsh rolin e “Skifterit” në një nga show-t më të njohur në Itali, “Zeling”, ndërkohë që sfida e fundit e komedianit të famshëm është show humoristik “Portokalli”, që pritet të rinisë në Top Channel.

Por gjërat për Kallakun duket se nuk po shkojnë në perfeksion, pasi ai ka një problem serioz. I nevojitet një psikiatër!

Këtë detaj (sigurisht komik) e kemi mësuar teksa ai i komenton mikut të tij, i cili ka publikuar në Facebook një status ku njofton miqtë se së shpejti do të jetë psikiatër.

“Kur i ke oraret për budallenjtë si puna ime?”- shkruan Besi në statusin e mikut të tij, që më shumë ngjan me një urim sesa si nevojë për ndihmë./Blitz.al

Leave a Reply