Sizmiologët e njohur botërorë qetësojnë shqiptarët: Dy ligjet që shpjegojnë pasgoditjet

Disa prej sizmiologëve më të njohur në botë janë angazhuar në rrjetet sociale si Twitter për të shpjeguar për shqiptarët se përse paslëkundjet janë normale.

Njëra prej tyre është Lucy Jones, profesoresha amerikane, e cila thotë se intensiteti i tyre do ulet. Ndërsa Stephen Hicks nga Kolegji Imperial i Londrës thotë për portalin Exit se ka dy ligje që shpjegojnë atë që po ndodh.

Ligji Bath thotë se pas tërmetit të madh, paslëkundja më e madhe do jetë një njësi më pak. Kështu, nëse tërmeti i madh ishte 6.4, paslëkundja më e madhe do jetë 5.4.

Sipas tij, Shqipëria e ka përjetuar një paslëkundje 5.4.

Kurse ligji Omori thotë se paslëkundjet do vijnë duke u dobësuar me kalimin e kohës.

Ndërsa Remy Bossu nga Qendra Sizmiologjike Europiano-Mesdhetare thotë se në mbi 95 përqind të rasteve nuk ndodh një tërmet më i madh.

Sipas tij, çdo tërmet provokon paslëkundje.

Leave a Reply